Flash News

E-TJERA

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon se si do të devijohet trafiku deri më 21 prill

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon se
Grafiku i punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, përkatësisht në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit. ARRSH ka informuar qytetarët se punimet do të zgjasin deri më datën 21 prill. Trafiku do të devijohet përmes rrugëve dytësore, sipas grafikut që ka nxjerrë ARRSH.

Njoftimi i ARRSH:

FAZA E PARË DREJTIMI QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Punimet do të fillojnë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë.

Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.

Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas.

Mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.

Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.

Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.

Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

FAZA E DYTË DREJTIMI URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar. Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit