Flash News

E-TJERA

Një gazetar shqiptar zgjidhet në krye të Shoqatës së Gazetarëve botëror në Gjenevë

Një gazetar shqiptar zgjidhet në krye të Shoqatës së

Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me seli ne Gjenevë në Asamblenë e Përgjithshme ka zgjedhur kryesinë e re. Ne krye të kësaj shoqate ndërkombëtare eshte zgjedhur edhe gazetari yne i njohur Nefail Maliqi i cili drejton gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. President i shoqates ne fjalë eshte zgjedhur z. Jean Musy.

Kjo shoqatë e cila vepron qe 94 vite, numëron rreth 120 gazetarë nga e gjithë bota, ka bërë një përzgjedhje historike pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar vendoset në kryesinë e saj.

Nefail Maliqi, qe njihet si nje militant i fjalës së lire, gjatë intervistave për mediat zvicerane ka deklaruar se “ky është një sukses jo vetëm i imi, por ne përgjithësi i gazetarisë shqiptare, ku në kryesinë e një shoqate ndërkombëtare zgjidhet një gazetar nga Ballkani”.

Në eksperiencën e tij 25 vjeçare ai ka punuar si korrespondente nga selia e OKB-së për disa media prestigjioze si për BBC, Deutsche Welle, The Geneva Post, Top Channel, Bota Sot, Tribune de Geneve, ATSH, Presheva Jonë dhe tash se fundit për gazetën zvicerane Le Chanton27.CH.

Të fundit