Flash News

E-TJERA

Një grup personash bëjnë për spital policin dhe vëllain e tij në Tiranë

Një grup personash bëjnë për spital policin dhe vëllain

Një sherr mes një grupi personash ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie dhe vëllai i tij janë dhunuar dhe ndodhen në spital, ndërsa makina e shërbimit është dëmtuar.

Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.

Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.

 

Të fundit