Flash News

E-TJERA

Një i vrarë dhe një i plagosur në burgun e Peqinit, Berisha: Dëshmi se në narkoshtetin e Ramës sundon krimi

Një i vrarë dhe një i plagosur në burgun e Peqinit, Berisha:

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë një u dënuar.

Berisha tha se kjo është një tjetër dëshmi se në narkoshtetin e Edi Ramës, sundon krimi.

POSTIMI I PLOTË

Krimi në timon.

Ekzekutohet në burgun e sigurisë më të lartë, në Peqin, i burgosuri Arben Lleshi.

Të dashur miq, i dënuari për jetë për vrasje Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri në burgun e sigurisë më të lartë të vendit, të burgosurin për jetë Arben Lleshi dhe plagosi të burgosurit Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja. Vrasësi mori peng edhe familjarë të të burgosurve.

Thuhet se vrasja është me porosi.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë krim të rëndë, shtoj se ngjarja e denjë për filmat horror, dëshmon qartë se në narkoshtetin e Edi Ramës gjithçka sundohet nga droga dhe krimi të cilat vendosin kudo në këtë vend, duke filluar nga zyra e kryeministrit tek qelitë e burgjeve të sigurisë më të lartë të vendit.

 

 

Të fundit