Flash News

E-TJERA

Një javë para zgjedhjeve, Meta apelon: Shkoni votoni, klima zgjedhore duhet të jetë e qetë

Një javë para zgjedhjeve, Meta apelon: Shkoni votoni, klima zgjedhore
Presidenti Ilir Meta

Një javë para zgjedhjeve parlamentare, Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, ku bëri thirrje që klima zgjedhore të jetë më e qetë.

Ai iu bëri thirrje aktorëve të politikës dhe qytetarëve që të distancohen nga fenomenenet që nxisin dhunën dhe cënojnë integritetin e zgjedhjeve. Kreu i Shtetit kërkoi pjesmarrje në votime dhe që të respektohet vullneti i popullit.

Meta sërish theksoi se kushdo që cënon votën e qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi. Ai tha se askush qytetar nuk mund të qendrojë indiferent në këto zgjedhje.

“Kjo javë duhet të shoqërohet nga një klimë zgjedhore më e qetë dhe më bashkëpunuese. Ftojmë politikanët dhe qytetarët të distancohet nga fenomenet që nxisin dhunën dhe dëmtojnë këtë proces historik.Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë. Çdo pushtet buron vetëm prej saj. Sa më i plot të jetë vullneti i popullit, aq më të ndëshkueshëm janë ata që duan të cenojnë. Kushdo që do dalë fitues të gëzojë legjitimitetin.

Nuk mundet ta humbisnin këtë mundësi edhe nëse e keni të vështirë për të zgjedhur. Mos harroni që vota është edhe një mjet ndëshkimi. Të verifikojmë kartat dhe qendrat tona të votimit. Një thirrje të veçantë e kam për policinë. Distancohuni nga politika dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut”, tha Meta.

"Distancohuni nga çdo përpjekje e politikës dhe qëndroni të pavarur", ishte apeli i Metës për Policinë e Shtetit, duke sjellë në vëmëndje dosjen e Shijakut dhe Dibrës.

Të fundit