Flash News

E-TJERA

Një kompania shqiptare në listën e “Pandora Papers”, gazetari i BIRN hedh dyshime për skemë ryshfeti

Një kompania shqiptare në listën e “Pandora Papers”,

Hapja e kutive sekrete të “Pandora Papers” shënjestroi edhe emrin e një kompanie shqiptare e përfshirë në fshehjen e pasurive reale. Pjesë e listës sekrete është edhe një politikan shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

“Energoinvest”, kompania që fitoi tenderi prej 29 milionë euro për ndërtimin e linjës së interkonieksionit Shqipëri-Kosovë, i ka paguar një kompanie shqiptare 3.5 milionë euro, tregojnë dokumentet e publikuara nga “Pandora Papers”.

Gjergj Erebara, gazetar i BIRN thotë pwr Euronews Albania se bëhet fjalë për një tender të 2011 të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e pjesës shqiptare të interkonjeksionit.

Gazetari shprehet se nga 29 milionë euro, kompania fituese ka paguar 3.5 milionë euro “një kompani e panjohur shqiptare me regjistër në Emiratet e Bashkuar Arabe”.

Sipas tij ka dyshime për skemë korruptive dhe paratë mund t’i këtë marrë një person që ka pasur ndikim në përcaktimin e fituesit në tender.

“Se për çfarë arsye është bërë kjo nuk dihet. Kompania nuk flet, nuk shpjegon se çfarë konsulence ka dhënë. Zakonisht këto janë skema të pagimit të ryshfeteve”, deklaron gazetari i BIRN.

Erebara tregon se pagesat për firmën e panjohur shqiptare janë bërë në periudhën 2013-2019 ku janë përfshirë qeveria “Berisha” dhe qeveria “Rama”.

Janë bërë shumë pagesa, më e madhja ka qenë 1.5 milionë euro më pas kanë qenë 27 pagesa të bërë në Lihtenshtejn. Transferua më e madhe është bërë më 26 prill 2013”, tha ai.

Sipas gazetarit të BIRN dokumentet kanë zbuluar disa sekrete, por nuk mund të thuhet se ku kanë përfunduar këto para.

Të fundit