Flash News

E-TJERA

‘Një maloke më pak’, Cukali në ‘Politiko’: Në kohën e sotme nuk ka rëndësi nga je por sa para ke

‘Një maloke më pak’, Cukali në

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias ka komentuar reagimet e pasuara nga seanca ndaj kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku u hodhën pretendime se procesi ndaj saj ishte i iniciuar për arsye krahinore.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Cukali thotë se nisur nga ky term i përdorur nuk duhet të kthehet në luftes mes toskëve dhe gegëve. Në kohën e sotme sipas tij nuk ka rëndësi nga je, por sa i pasur je.  

Cukali: Malokët zbresin edhe nga malet e Vlorës, Kurveleshit etj. Nuk të çon doemos te gegët. Një mesazh privat të njerëzve të pushtetshëm mund të ketë gjëra më të rënda.

Sa më personazh publik të jesh aq më shumë do sulmohesh. Nuk e shoh problemin e ndërprerjes së karrierës me termin e përkatësisë krahinore. Termi malok nuk ka kuptimin nga vjen, por të egërsisë, i paqytetëruar. Ndaj nuk duhet ta kthejmë në një luftë gegë dhe toskë.

Konflikti është i pasur dhe i varfër. Gegët me para kanë akses në qeveri e vendimmarrje. Nëse s’ke para denigrohesh. Trupi më i madh është të jesh i varfër jo të jesh gegë. Problemi është politik

Në kohën e sotme nuk ka rëndësi nga je por sa para ke. Jetojmë në shoqëri të dhunshme dhe vjen vertikalisht në çdolloj forme dhe ne nuk reagojmë. Shihja si kryeministri denigron gratë e partisë qeshnin. Shoqëria është e dhunshme se përcillet vertikalisht. Në rastin e zonjës Imeraj nuk shoh as dhunë gjinore.

 

Të fundit