Flash News

E-TJERA

Një orë në SPAK, ky është prokurori që mori në pyetje Engjëll Agaçin

Një orë në SPAK, ky është prokurori që mori

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi u paraqit këtë pasdite në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku qëndroi për rreth një orë.

Zyrtarisht, ende nuk ka informacione mbi arsyen e thirrjes së Agaçit në SPAK. Sipas Neës 24, ai u mor në pyetje nga hetuesi Dritan Prençi, i cili është njëri nga prokurorët që po heton çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe ka firmosur disa urdhër arreste lidhur me këtë aferë.

Ndaj, mendohet se Agaçi mund të jetë marrë në pyetje mbi këtë çështje, ndërsa i pyetur nga mediat mbi arsyen e paraqitjes së tij në SPAK, Agaçi nuk preferoi të komentonte.

Të fundit