Flash News

E-TJERA

Një tjetër politikan i rikthehet medias, ish numri dy i Partisë Demokratike bëhet drejtor i A2CNN

Një tjetër politikan i rikthehet medias, ish numri dy i Partisë

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së gjatë viteve 2009–2013, është rikthyer në media për të drejtuar televizioni "A2 CNN".

Patozi ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD".

Politiko.al ka mësuar se sot është bërë prezantimi i Patozit me stafin.

Astrit Patozi është gazetar dhe politikan që prej shumë vitesh ka punuar në media, më pas ka pasur detyra të rëndësishme politike deri te kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i Partisë Demokratike.

Patozi, i cili hyri në politikë në vitin 2005, ka drejtuar më herët disa media të shkruara. Në jetën politike, ai u zgjodh numri dy i Partisë Demokratike në vitin 2007, pas emërimit të Bamir Topit si President i vendit.

Ai u nda nga linja zyrtare e PD-në në vitin 2017.

Më pas me një grup demokratësh më 23 prill 2019, Patozi themeloi partinës "Bindja Demokratike", duke u bërë kryetari i saj.

Përmendim që Patozi është politikani i tretë në vendin tonë pas Ben Blushit dhe Alfred Pezës, i cili bëhet pjesë e medias si drejtor.

Të tre ish-politikanët i kanë pasur fillimet në gazetari.

Të fundit