Flash News

E-TJERA

"Njerëzia kënaqen me show", Manjani: Drejtësia është bërë si Fronti Demokratik komunist, ligji bolshevik i arrestit me burg duhet hequr

"Njerëzia kënaqen me show", Manjani: Drejtësia

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i jep të drejtë protestës së Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, pas arrestimit të dy mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memimi, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se nuk mund të arrestohen mjekët me falë telefonash, ku flasin dy persona dhe arrestohen dy të tjerë.

Ai shkruan se ligji bolshevik i arrestit me burg duhet hequr nga legjislacioni penal dhe duhet zëvendësuar me një ligj perëndimor e demokratik.

Reagimi i plotë:

Sindikata e Punonjësve të Sistemit Shëndetësor ka TË DREJTË!

Nuk arrestohen mjekët me fjalë telefonash. Jo vetëm mjekët xhanëm!!
Flasin dy persona të telefon dhe arrestohen 2 të tjerë emrat e të cilëve përmenden në bisedë.
Jalla! Drejtësia është bërë si Fronti Demokratik komunist!!! Njerëzia kënaqen fare me arrestime show!!

****

Siç kam thënë e stërthënë, ligji bolshevik i arrestit me burg duhet hequr nga legjislacioni penal. Duhet zëvendësuar me një ligj perëndimor e demokratik.

Por askush se dëgjon. Ata që marrin vendime e kuptojnë këtë gjë vetëm kur u bie halli vetë. Për fat të keq ky hall u bie rrallë, ndaj nuk dëgjojnë.

Në këto kushte prokurorët e gjykatësit thjesht i bien në top për të shënuar në lajme “suksesin e radhës”… Por edhe këtë “sukses” ua merr politika e diplomacia…
Mjer kë zë halli!

Të fundit