Flash News

E-TJERA

Njerëzit e bllokuar brenda qendrës tregtare përpiqen të dalin nga dritaret

Njerëzit e bllokuar brenda qendrës tregtare përpiqen të

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Lushnje.

Situatë tepër serioze në qendrën tregtare në Lushnje. Bëhet me dije se janë evakuuar pjesa më e madhe e banorëve dhe qytetarëve që ndodheshin në qendër, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar.

Mësohet se në katër hyrje ka ende persona brenda. Sipas dëshmive thuhet se disa prej këtyre personave nuk po përgjigjen ne telefona, çka shton frikën për asfiksim.

Njerëzit e bllokuar brenda qendrës tregtare përpiqen të

Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. Brenda qendrës ka ende njerëz, ndërsa disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret.

 Në vendngjarje është edhe policia.

“Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit”, njoftimi i policisë.

Të fundit