Flash News

E-TJERA

Njëri emigrant në Itali, tjetri martohej në shtator; cilët janë dy viktimat e aksidentit në Tiranë

Njëri emigrant në Itali, tjetri martohej në shtator; cilët

Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e rëndë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Dy të rinjtë udhëtonin me një mjet tip “Range Rover” i cili doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. I pari që ndërroi jetë ishte Gjyla. Në mëngjes, humbi jetën në spital edhe 33-vjeçari, Denis Çali.

Mësohet se Çali kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant. Çali e ka pasur komunikimin e fundit me një mikun e tij të cilit i shkruante “rrugëve, rrugëve”.

Njëri emigrant në Itali, tjetri martohej në shtator; cilët

Historia është e dhimbshme për Brusild Gjylën, i cili priste të kurorëzonte dashurinë në martesë në muajin Shtator.

Njëri emigrant në Itali, tjetri martohej në shtator; cilët

Dyshohet se të rinjtë nuk e kanë njohur zonën, për shkak edhe të ndriçimit të paktë, kanë humbur drejtimin duke rënë në humnerë.

 

Të fundit