Flash News

E-TJERA

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, humb jetën edhe 33-vjeçari

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, humb jetën edhe

Ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” i cili ra në humnerë në fshatin Fortuzaj, në Tiranë.

33-vjeçari u dërgua për ndihmë në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të rënda ka humbur jetën. Bashkë me të ndërroi jetë edhe pasagjeri në mjet, i cili nuk është identifikuar ende.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

 

Të fundit