Flash News

E-TJERA

Njihuni me parashikimin e motit në fundjavë

Njihuni me parashikimin e motit në fundjavë

Në fundjavë, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.

Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

 

Të fundit