Flash News

E-TJERA

‘Non-grata’ e Berishës, ambasadori Hughes për VOA: Bie ndesh me traditat ligjore amerikane, s’dimë faktet

‘Non-grata’ e Berishës, ambasadori Hughes për VOA: Bie

Referuar raportit të fundit të publikuar nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, ambasadori Philip Hughes ka folur për Zërin e Amerikës, për shpalljen “non-grata” të kryedemokratit Sali Berisha.

Për VOA, Hughes deklaroi se as ambasadorët dhe as vetë zoti Berisha nuk është njohur me faktet dhe dëshmitë e paraqitura nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke mos i dhënë mundësinë Berishës që të mbrohet.

Hughes tha se kemi të bëjmë me një praktikë që bie ndesh me traditën ligjore amerikane. Ambasadori tha se nuk kanë pasur akses tek faktet e nxjerra nga DASH duke theksuar se është një rast që duhet shqyrtuar.

Hughes: Kjo që thoni është paksa një lexim i gabuar i asaj që ne po përpiqemi të themi në raport. Është vështirë të gjykojmë rastin e Sali Berishës, sepse nuk kemi qasje tek faktet. Nuk e dimë se çfarë dëshmish i janë paraqitur Departamentit të Shtetit, apo çfarë provash kishte Sekretari Blinken kur bëri përcaktimin. Ajo që po përpiqemi të themi në raportin tonë, ajo që po përpiqemi të nënvizojmë, është se ky mund të jetë një rast, ku një nga ligjet tona po praktikohet në mënyrë shumë të përgjithshme, pa vëmendjen e duhur të Kongresit, duke sjellë pasoja të padëshiruara.

Kjo është situatë në kundërshtim me traditat tona ligjore në Shtete të Bashkuara, ku njerëzit duhet të kenë qasje ndaj dëshmisë kundër tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të kundërshtuar provat dhe të argumentojnë për të mbrojtur veten. Dhe kjo nuk është e mundur me mënyrën se si këto rregullore për shpalljen (non-grata) janë hartuar.

Ajo që u përpoqëm të theksojmë është se kemi të bëjmë me diçka që bie ndesh me traditat ligjore amerikane dhe ndoshta duhet shqyrtuar. Ndoshta ka qenë e padrejtë, nuk e di, sepse nuk i kam faktet për rastin e Sali Berishës. Por është e sigurt se ai nuk ka qasje ndaj fakteve dhe nuk ka patur mundësinë që të mbrohet nga shpallja e vendimit apo të argumentojë në mbrojtje të vetes. Kjo nuk është mënyra se si ne i bëjmë gjërat në aspektin ligjor, në përgjithësi në SHBA, ndonëse ai natyrisht është shtetas i huaj.

Të fundit