Flash News

E-TJERA

Non grata nga SHBA? Meta: Do isha i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohë jam President

Non grata nga SHBA? Meta: Do isha i zhgënjyer nëse nuk do të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas akuzave se do të shpallet non grata nga SHBA.

I ftuar në Opinion, Meta tha se nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA.

“Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.

Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjitheve.

 Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër”, u shpreh Meta.

 

Të fundit