Flash News

E-TJERA

“Nuk e fshehëm ngjarjen”, policia reagon për plagosjen e 41-vjeçarit në ish-Bllok

“Nuk e fshehëm ngjarjen”, policia reagon për plagosjen e

Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur tre ditë më par në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku një person është qëlluar disa herë me thikë duke përfunduar në Spitalin e Traumës.

I plagosuri E. Dorzi 41 vjeç dyshohet të jetë qëlluar plot 27 herë me thikë nga dy persona, të identifikuar nga polica si M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç.

Policia mohon të ketë fshehur ngjarjen, por deklaron se nuk e ka bërë publike për arsye hetimi.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policië.

 

Të fundit