Flash News

E-TJERA

Nuk fitoi mandat deputeti, Boiken Abazi: Projekti ynë është afatgjatë, vetëm sa kemi nisur

Nuk fitoi mandat deputeti, Boiken Abazi: Projekti ynë është

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi garoi si kandidat i pavarur në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit.

Ai shprehet se votat që ishin për të, u shpallën të pavlefshme. Abazi tregon se projekti i Vetëvendosjes në Shqipëri është afatgjatdhe sapo ka nisur.

“Është hera e parë që po marrim pjesë në zgjedhje në Shqipëri dhe ishim të parët që kemi ngritur zërin për atë që u konfirmua më pas edhe nga aktorët e tjerë, që ishte problemi me fletët e pavlefshme. Ne kemi kuptuar që ishte vendosur një X i dytë për një subjekt tjetër politik. Ne kemi identifikuar disa raste që i kemi bërë publike me fotografi dhe me video, ku duket që nuk është i njëjti stilolaps dhe i njëjti shënim. Ne morëm vota në qytet dhe në fshat, dhe kjo tregon se idetë tona kanë depërtuar. E vërteta e kësaj është fakti që Lëvizja Vetëvendosje përfaqëson një model krejt tjetër politik. Kjo ka nisur të prekë themelet e sistemit politik në Shqipëri. Projekti ynë është afatgjatë. Në Shqipëri, vetëm sa ia kemi nisur.” tha Boiken Abazi në Vizion Plus.

Abazi komenton edhe akuzat që u hodhën për Albin Kurtin se ndërhyri në fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke u shprehur: “Nuk mendoj që raportet mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare ndikohen nga një përpjekje e vazhdueshme për të përmirësuar demokracinë. Raste të tilla ka patur gjatë gjithë kohës. Çështja nuk është erdhi Albin Kurti dhe ushtroi të drejtën e tij kushtetuese. Ata që janë ankuar më shumë për këtë çështje, pse nuk kanë ngritur për Vuçiçin apo Zaevin.”

Të fundit