Flash News

E-TJERA

"Nuk i duhen as dreqit e jo më parlamentit", Ralf Gjoni: Basha dhe Monika të japin dorëheqjen. Meta të mbajë fjalën

"Nuk i duhen as dreqit e jo më parlamentit", Ralf Gjoni: Basha

Deputeti Ralf Gjoni përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Ralf Gjonit, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe të mos jetë në i përkëdheluri i Berishës pasi sipas tij "nuk i duhen më as drqit e jo më parlamentit."

Ndërsa ka një kërkesë edhe për Monikën, për të cilën thotë se edhe ajo duhet të japë dorëheqjen për paaftësi për të ruajtur një parti që i shoqi ia la me 19 deputetë.

Deputeti Gjoni tha se ai pret që edhe Meta të mbajë fjalën dhe të dorëhiqet nga posti më i lartë i shtetit.

Postimi i plotë:

Duam apo s’duam, Partia Socialiste & Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet parlamentare qartazi dhe pa lënë asnjë hapësirë për kontestim. Me trishtim  më duhet t’i them ‘Good Luck’

Partia Demokratike e Shqipërisë ka humbur rëndë, për të disatën herë, pa mundur të frymëzojë atë bashkësi të madhe shqiptarësh të inatosur me arrogancën e korrupsionin e rilindjes.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një shtrydhje ulëritëse deri në avullim të partisë, e cila i kishte të gjitha shanset para 4 vjetësh të kontribuonte në koalicion për Shqipërinë e të rritej si lëvizje. E si mund të ndodhte ndryshe??? Ky rezultat duhet lexuar me shumë kujdes nga të gjithë ne opozitarët e vërtetë, dhe me përgjegjësi maksimale prej atyre që i humbën këto zgjedhje. Kjo do të thotë pikë së pari që Lulzim Basha si humbës për të katërtën herë (3 herë në garë e 1 herë në tavolinë) duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pa vonesa e të largohet si një aktor i paaftë politik e si një i përkëdhelur i Doktorit. As njëri e as tjetri, nuk i duhen më as dreqit, e jo më parlamentit.

PD duhet të hapet për njerëz normalë që ndjehen natyrshëm të djathtë e të gatshëm për t’a riformatuar e rindërtuar atë parti sipas një modeli evropian modern e mbi baza të vërteta demokratike. PD është aset kombëtar, jo SH.P.K. e as pronë private.

Monika Kryemadhi duhet të japë dorëheqjen gjithashtu për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Përndryshe, LSI do të pushojë së ekzistuari brenda dy vjetësh. Pas tyre, i takon Presidentit Ilir Meta të mbajë fjalën e të dorëhiqet nga posti më i lartë i shtetit. Në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur! Nuk ju kemi më borxh asnjë sekondë të jetës sonë, asnjë grimcë vëmendjeje e mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve tanë. Mjaft  luajtët e u tallët me dëshirën tonë të pastër për t’a bërë këtë vend!

Duam apo s’duam, Partia Socialiste & Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet parlamentare qartazi dhe pa lënë asnjë hapësirë...

Posted by Ralf Gjoni on Tuesday, April 27, 2021

Të fundit