Flash News

E-TJERA

“Nuk iki!”, si e 'justifikon' zëdhënësi i tij Metën për deklaratën e dorëheqjes

“Nuk iki!”, si e 'justifikon' zëdhënësi i

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, nëpërmjet një reagimi në median sociale Facebook ka sqaruar deklaratën e presidentit Ilir Meta dhënë në Vlorë, se do jepte dorëheqjen nëse PS-ja fitonte 71 mandate.

Sipas tij, Meta “ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje”. Ndaj, sipas tij, në këtë rast “nuk ka dorëheqje”.

Reagimi i Blushit:

Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!

Të fundit