Flash News

E-TJERA

“Nuk ikim nga greva! Kryeministri të vijë ta diskutojmë situatën”, grevistja i përgjigjet Ramës: Unë kërkoj zgjidhje, nuk jap ultimatume

“Nuk ikim nga greva! Kryeministri të vijë ta diskutojmë

Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën në ditën e 22 radhazi, duke kërkuar likuidimin e pagave dhe rifillimin e punës sërish të rafinerisë. Në një prononcim për mediet, njëra nga grevistet është shprehur se greva nuk do të ndërpritet pa i dhënë zgjidhje situatës.

“Ne nuk e ndërpresim grevën. Vajza ime po bën valixhen në shkollë. Nuk arrin të bëhet dot gati sepse nënën e ka në grevë ngaqë nuk ka mundësi të blejë njëpal çorape. Kryeministri ka premtuar zgjidhje.

Të vij këtu bashkë me Ministren, të mblidhen sipas rregullave të gjitha ta diskutojmë këtë situatë”, tha grevistja.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është dakord të dalin nga greva nëse iu kalojnë lekët e pagës. Sipas grevistes, kjo ishte arsyeja se pse ato po protestonin, dhe nëse iu jepet një zgjidhje do të dalin nga greva.

“Po të na hedhin lekët ne në rregull jemi të largohemi nga greva. Ne duam zgjidhje, prandaj po rrimë këtu në grevë. Nëse na japin pagat, sigurisht që do të largohemi nga greva. Unë personalisht zgjidhjen e presë  nga Kryeministri, ai është i madhi i vendit. Atë besojmë ne, atë duam të besojmë”, u shpreh ajo.

E pyetur rreth deklaratave të kryeministrit Rama, i cili u shpreh se “ultimatumet nuk funksionojnë me mua” dhe se greva ka ‘prapavijë’ politike, grevistja është shprehur se: “Unë kërkojë zgjidhje, nuk jap ultimatume. Zgjidhjen ne e kërkojmë nga kryeministri. Protesta nuk është politike. Ne jemi hallexhinj. Si ikën nëna nga shtëpia 5 ditë...”.

Të fundit