Flash News

E-TJERA

Nuk iu lejua pyetja në konferencën e Merkel, gazetari nga Kosova: Na u premtua! Nuk u prekën temat Kosovë-Serbi

Nuk iu lejua pyetja në konferencën e Merkel, gazetari nga Kosova: Na u

Konferenca e përbashkët mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua edhe me ‘debate’ të vogla në përmbyllje të saj.

I ftuar në Euronews, gazetari nga Kosova Enis Reçica i cili ishte i pranishëm dje në konferencë, tha se argumenti i Ramës se nuk pati kohë, ishte i pamjaftueshëm.

“Pse vërtetë ne nuk patëm mundësi të bëjmë pyetje? A ishte qëllimi të mos tërhiqej vëmendja te çështjet e raporteve Kosovë-Serbi, Kosovë-Open Balkan, marrëveshja përfundimtare, pse këto tema nuk u përmendën fare në konferencë?” u shpreh Reçica.

Reçica tha se dje kishin komunikuar me zyrën e qeverisë lidhur me protokollin e pyetjeve që do t’i drejtoheshin kancelares Merkel, dhe iu ishte premtuar se edhe gazetarët nga Kosova do të kishin një mundësi të tillë.

“Na u premtua një gjë e tillë. Mesa marrim pjesë në konferencë duhet të kemi hapësirën edhe të pyetjeve përndryshe s’kemi pse të marrim pjesë në konferencë,” u shpreh gazetari.

 

Të fundit