Flash News

E-TJERA

“Nuk ka asnjë të maskuar në PD”, avokati: Bardhi dhe Basha kanë asistuar për t’i mbrojtur

“Nuk ka asnjë të maskuar në PD”, avokati: Bardhi dhe

Akuzave për praninë e personave të armatosur apo me precedentë penalë, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, i janë përgjigjur vazhdimisht duke mohuar njohjet dhe lidhjet me ta.

I ftuar në studion e RTV Ora, avokati Ledio Nuraj, është shprehur se të dy kanë pasur dijeni se kush janë ata persona, madje Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në momentin kur kanë dalë para gjykatës.

“Këta i njohin dhe janë në dijeni të plotë të gjithë personave që kanë qenë brenda. Më bën të besoj në këtë, për arsye se ditën e gjykimit, persona që janë gjykuar si persona që kanë qenë brenda PD dhe kanë sulmuar protestuesit, në mbrojtje të tyre kanë ardhur avokatë të vendosur nga PD, nga deputeti Basha dhe deputeti Bardhi. Atë ditë, në mbështetje dhe për të asistuar në gjykimin e tyre, që këta thonë "nuk i dimë", "nuk i njohim" ka qenë vetë deputeti Bardhi”, deklaroi avokati.

Të fundit