Flash News

E-TJERA

Nuk ka nisur ende votimi në një QV në Elbasan, shkak ndërrimi i komisionerëve

Nuk ka nisur ende votimi në një QV në Elbasan, shkak

Në qendrën e votimit 2351 në Elbasan nuk ka nisur ende procesi i votimit.

Shkak është bërë ndërrimi i komisionerëvë dhe mungon një nga komisionerët e LSI. 

Procesi është shtyrë pasi tre subjektet e PS, PD dhe LSI kanë ndërruar komisionerët, por ai i LSI-së ndonëse është njoftuar nuk është paraqitur ende në QV.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar kryetarja e LSI, kandidate në këtë qark, Monika Kryemadhi.

“Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit. Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t'iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD”, thotë Kryemadhi.

Të fundit