Flash News

E-TJERA

“Nuk tërheqim mafien shqiptare”, si ia refuzoi Franca azilin Behar Bajrit në vitin 2021

“Nuk tërheqim mafien shqiptare”, si ia refuzoi Franca azilin

Behar Bajri u arrestua të hënën nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Emri i tij u lakua gjatë përgjimeve të bisedave në aplikacionin “SKY” si bashkëpunëtor i Ervis Martinajt.

Mediat e huaja kanë dhënë detaje nga arrestimi i Bajrit. Sipas tyre, “i forti” i Shkodrës i kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, do të ekstradohet dhe do t'i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Ndër të tjera autoritetet franceze kanë theksuar se nuk do të jenë pika e tërheqjes për mafian shqiptare. Me këtë arrestim, ky është mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore.

Bajri dyshohet gjithashtu se është përfshirë në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht 2020.

SPAK lëshoi një urdhër-arresti më 26 korrik, të shpërndarë me një njoftim të kuq të Interpolit për Behar Bajrin. Kanë qenë policët e BRI-së në zonën Lindore që e prangosën të hënën, duke iu drejtuar zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Colmar.

Sipas informacioneve Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë.

Të fundit