Flash News

E-TJERA

Nuk tërhiqet Këshilli Bashkiak i Vlorës, fton Lelin më 30 qershor; njofton rendin e ditës

Nuk tërhiqet Këshilli Bashkiak i Vlorës, fton Lelin më 30
Dritan Leli, Këshilli Bashkiak

Pas dështimit të mbledhjes së sotme, ka reaguar Këshilli Bashkiak i Vlorës. Ky i fundit nuk tërhiqet nga kërkesa për ballfaqim me kryebashkiakun Dritan Leli. Duke qenë se Këshilli nuk mori pjesë në mbledhjen online të thirrur nga ky i fundit, Leli i akuzoi se po cënojnë interesat e qytetarëve.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës i kërkojnë Lelit që marrë pjesë në mbledhjet e thirrur nga ata dhe që do të zhvillohet më 30 qershor, në orën 10.00 në teatrin "Petro Marko".

Përveç diskutimeve të ndryshme ata kanë renditur shtatë pika në rendin e ditës së mbledhjes, të cilat janë:

1. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin maj 2021

2. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin maj 2021.

3. P/V për “ Miratimin e listës për fëmijët e familjeve me probleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me të ardhurat e bashkisë”

4. P/V për “ Miratimin e listës së familjeve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i bashkisë Vlorë”

5. Miratimi i P/V për “ Një ndryshim në VKB nr.94. dt. 28.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Vlorë, për vitin 2021”

6. Transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjet e parashikuara për t’u zhvilluar më datën 15 dhe 22 qershor 2021.

7. Raportim i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj. si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit