Flash News

E-TJERA

Numërohen rreth 90% e kutive/ PS merr 72 mandate,  PD 59 dhe LSI 6; partia e Tom Doshit forcë e katërt

Numërohen rreth 90% e kutive/ PS merr 72 mandate,  PD 59 dhe LSI 6;
Foto ilustruese

Vijon procesi i numërimit në vendin tonë, ku 4634  kuti ose 90% e tyre janë hapur tashmë. Nga votat e numëruara deri më tani, kryeson Partia Socialiste me 48.7%, e ndjekur nga PD me 39.4%, LSI me 6.9%. Forcë e katërt në këto zgjedhje ka dalë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë deri tani 2.2% ose 3 mandate.

PS-668975 vota
PD-541431 vota
LSI-94973   vota
PSD- 30549 vota

Nëse këto rezultate i përkthejmë në mandate, PS merr 72, PD 59, LSI 6 mandate dhe PSD 3.  Katër qarqet e veriut, Shkodrën, Lezhën, Kuksin dhe Dibrën i ka marrë PD, ndërsa pjesa tjetër është fituar nga PS. Në këto zgjedhje u evidentua një numër i lartë i fletëve të pavlefshme, që deri më tani është mbi 72 mijë. Ndërkohë numërimi ka përfunduar në shumë qarqe, së fundmi në Fier, Gjirokastër dhe Vlorë. 

Numërohen rreth 90% e kutive/ PS merr 72 mandate,  PD 59 dhe LSI 6;

Të fundit