Flash News

E-TJERA

Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT nën masa sigurie

Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT nën masa sigurie

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është dërguar me urgjencën ditën e sotme në ambientet e paraburgimit drejt QSUT-së, nën masa të rrepta sigurie.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, sakaq raportohet se Dumani ka shfaqur komplikacione në zemër.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.

Të fundit