Flash News

E-TJERA

Nuredin Dumani kërkon të rrëfehet, takim special me një pastor

Nuredin Dumani kërkon të  rrëfehet, takim special me një

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani  i cili akuzohet për një seri ngjarjesh krminale, ka kërkuar një takim special, me një pastor.

“Ora News” ka zbuluar se bëhet fjalë për një pastor me origjinë nga Franca, që jeton në vendin tonë e për të cilin Dumani ka pasur kontakte para së të arrestohej.

Është ende e paqartë arsyeja e këtij takimi. Por nëse takimi me këtë pastor nuk realizohet ai ka dhënë edhe një emër tjetër.

Kjo kërkesë e tij do t’i depozitohet Prokurorisë ku do të jetë ky organ që do ta pranojë ose jo kërkesën e të penduarit të drejtësisë.

Nuredin Dumani edhe në seancat gjyqësore të zhvilluara në GJKKO është shfaqur më një varëse me kryq duke e ekspozuar.

Të fundit