Flash News

E-TJERA

Nuri: Heqja e imunitetit të Berishës, është kryer në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit

Nuri: Heqja e imunitetit të Berishës, është kryer në

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc foli për vendimin për Berishën që do mbahet nesër në GJKKO dhe cilat priten të jenë skenarët.

Nuri u shpreh për Ora News se heqja e imunitetit të Berishës është kryer në shkelje të Kushtetutës edhe të rregullores së Kuvendit.

"Unë jam i bindur se avokatët penalistë të Berishës do ta kontestojnë këtë çështje. Ajo që u miratua në Kuvend javën e kaluar pra heqja e imunitetit të Berishës është kryer në një shkelje jo vetëm të Kushtetutës por edhe të rregullores së Kuvendit.

Kuvendi kishte detyrimin që gjatë seancës të lexonte raportet. Dy raportet e komisionit të këshillit të mandateve. Asnjë nga këto raporte nuk u lexua në seancë përpara votimit, ashtu sikur e kërkon rregullorja e Kuvendit. Shkelja e dytë është se Berishës iu mohua fjala në seancë", tha Nuri.

Të fundit