Flash News

E-TJERA

“Nusja ime është kërcënuar”, çfarë deklaroi Xhemal Loka para togave të zeza

“Nusja ime është kërcënuar”, çfarë

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Xhemal Lokën, i akuzuar se shtyu bashkëshorten e tij, Bedrie Loka, drejt vetëvrasjes.

Para togave të zeza, Xhemali ka deklaruar se Bedrie kishte marrë kërcënime. Ai shton se edhe familja e Berdies ishte në dijeni të kërcënimeve, teksa mohon që ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.

Ai kërkoi masë më të butë sigurie, pasi ka 4 fëmijë për të cilët duhet të kujdeset.

“Nuk jam dakord me prokurorin. Nuk janë në dijeni për problemet tona. Kemi pas kërcënime. Nusja ime është kërcënuar. Edhe unë me telefon në 2 të natës në Greqi. Muhamet Bushi, vëllai I nuses time ka qenë në dijeni dhe për kërcënimet që ka pasur. I nxorën dhe një foto të dytë në maj ku i thonin që nuk kemi mbaruar akoma. Nuk arrita ta kuptoj që do arrinte këtu.

I kisha kërkuar që të mos dilte e pashoqëruar nga njëri prej fëmijëve. Djali e kishte gjet në orën 5 të mëngjesit zgjuar dhe e kishte pyetur ç’po bën dhe ishte në internet. Ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Gjithçka e kam lënë në emër të saj. Denoncimin në polici për foton e ka bërë por nuk e di ku ka ngecur hetimi. Jam bërë me vra veten tani. Kam 4 fëmijë rrugëve. Kërkoj detyrim paraqitjeje se ata fëmijë duan të hanë bukë”, ka deklaruar Loka.

 

Të fundit