Flash News

E-TJERA

"O ma hape derën", flasin fqinjët e 35-vjeçarit që u vra në Vlorë: Djali nuk kishte fare probleme

"O ma hape derën", flasin fqinjët e 35-vjeçarit

Fqinjët e familjes Velaj në lagjen  '24 maji' në Vlorë janë shprehur të tronditur për vrasjen e 35-vjeçarit. Shkëlzen Velaj është djali i dytë i familjes që është ekzekutuar, pasi edhe vëllai i tij është vrarë në 2015-ën. Dyshohet se vrasja e 35-vjeçarit është për hakmarrje.

Fqinjët kanë treguar se Shkëlzeni ishte  një person pa probleme, madje se kishte ndihmuar në rregullimin e lagjes mes hpenzimet e tij.

Fqinjët tregojnë se 35-vjeçari jetonte vetëm më të ëmën. Ata thonë se Velaj i kishte thirrur mamasë së tij të hapte derën, ndërsa autorët po e ndiqnin me vrap.

Fqinjët thonë se ai i kishte thirrur  ' o ma hape derën', por kur e ëma e kishte hapur kishte gjetur djalin të vrarë. Kujtojmë se ai u qëllua me breshëri plumbash, teksa po tentonte të hapte derën e shtëpisë. Autorët e ndoqën 35-vjeçarin deri ën katin e pestë të pallatit.

"Djali i kishte thënë o ma hape derën, sa vajti ajo për ta hapur e gjeti djalin të vrarë. Ajo tha se kishte shkuar, por nuk e kishte hapur dot derën se kishte dëgjuar zhurma. Të ëmën e mori policia dhe për vdekjen i kanë thënë pas orës  2:30 të natës", tha një nga fqinjët.

Ndërsa një tjetër shtoi: Këtu për pallatin djali nuk kishte fare probleme, madje ka paguar lekë që ka shtruar rrugën në lagje dhe për ne ishte një njeri shumë i rregull. Grua më të mirë në botë se e ëma e tij nuk gjen në botë. Është një fatkeqësi shumë e madhe.

 

Të fundit