Flash News

E-TJERA

"O vemje, mbaj shënim", Presidenca-Veliajt: Mos na detyro të të përzemë që sot nga bashkia si një qen rrugësh

"O vemje, mbaj shënim", Presidenca-Veliajt: Mos na detyro të

Presidenca i është kundërpërgjigjur kryebashkut të Tiranës, Erion Veliaj, pas përplasjeve të ditës së sotme për zyrat e FRD-së, ku Bashkia e Tiranës i ka ndaluar hyrjen drejtuesve në ndërtesë me argumentin se është e amortizuar.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka paralajmëruar Veliajnë që mos e detyrojë kreun e shtetit t'i kërkojë popullit që ta largojnë nga Bashkia e Tiranës që sot. Blushi shton më tej se Veliaj nuk do i shpëtojë dënimit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe i bën thirrje që të mos bëjë më veprime të paligjshme. 

Postimi i plotë:

Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.

Të fundit