Flash News

E-TJERA

Përplasjet në zyrat e FRD-së, reagon Veliaj: Kështu e parashikon ligji, Meta në një fazë degjenerimi total

Përplasjet në zyrat e FRD-së, reagon Veliaj: Kështu e
Foto ilustruese

Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike. Në një intervistë për "Report Tv" ai ka hedhur një sërë akuzash dhe 'sulmesh' ndaj Kreut të Shtetit, Ilir Meta.

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psqik total, mendor, teksa është i alooklizur, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, tha Veliaj.

Ai e ka quajtur sjelljen e Metës një provokim.

“Është një provokim, për sa kohë 30 parti të tjera respektuan rregullat, është një provokim i presidentit, por unë jam shumë i qetë për këtë histori, ai është në një degradim”, tha Veliaj.

Ky i fundit tha se të gjithë e kanë liruar selinë, pasi nëse nuk kanë një përfaqësi në Paralament, Bashkia nuk mund t'ju garantojë zyra.

Ajo është pronë bashkiake, në katin e parë janë zyrat e strehimit dhe në katin e tretë ka qenë një forcë politke, sic ka qenë forca e Milos, ligji deklaron që nëse nuk kanë një përfaqësi parlamentare Bashkia nuk mund t’ju garantojë seli", tha ai.

 

Të fundit