Flash News

E-TJERA

“Ofensivë riatdhesimi”/ Shqiptarët në vend të dytë për dëbimet nga Gjermania, shifrat

“Ofensivë riatdhesimi”/ Shqiptarët në vend të

Shkalla e dëbimeve nga Gjermania është përgjysmuar krahësuar me periudhën para pandemisë. Shumica e të dënuarëve përgjatë vitit të kaluar ishin nga Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, vitin e kaluar ka pasur 11,982 dëbime. Ndërsa në vitin 2020, autoritetet gjermane kryen 10,800 dëbime dhe në 2019-ën u deportuan rreth 22,100 njerëz.

Sipas InfoMigrants, Gjermania ktheu mbrapsht 908 shqiptarë. Gjithashtu ka pasur rreth 400 deportime të shtetasve të Kosovës dhe Turqisë,

Partitë e koalicionit qeverisës të Gjermanisë njoftuan vitin e kaluar se donin të përmirësonin financimin e kthimit të sponsorizuar nga shteti të njerëzve pa të drejtë qëndrimi. Por ata theksuan se preferohet kthimi vullnetar dhe jo i detyruar.

Marrëveshja e koalicionit përfshin plane për të nisur një "ofensivë riatdhesimi për të zbatuar largimet në mënyrë më të qëndrueshme, në veçanti dëbimet e kriminelëve dhe njerëzve të rrezikshëm".

Qeveria synon gjithashtu të arrijë marrëveshje migracioni me vendet kryesore të origjinës.

 

Të fundit