Flash News

E-TJERA

Ofroi para për blerjen e votave, nis hetimi ndaj shtetasit turk

Ofroi para për blerjen e votave, nis hetimi ndaj shtetasit turk
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shit-blerjes së votës. Një shtetas turk i ka ofruar para një personi, për t'i siguruar sa më shumë vota për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas policisë, "A. B., 23 vjeç kishte ofruar para për vota dhe një person tjetër, J. M., 24 vjeç ka marrë paratë, për sigurimin e votës të disa personave të njohur prej tij".

Të dy të rinjtë janë banues në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit