Flash News

E-TJERA

Sulmohet aplikacioni i KQZ-së që tregon të dhënat e pjesëmarrësve në votim

Sulmohet aplikacioni i KQZ-së që tregon të dhënat e

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në një dalje për mediat se aplikacioni i institucionit të cilin ai drejton, është sulmuar. Ky aplikacion përditëson të dhënat e shifrave të votuesve orë pas ore dhe sipas Celibashit deri në orën 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve bazohet vetëm te raportimi i 65 qendrave të votimit nga 5199 në total.

Celibashi u shpreh se nëse problemi nuk do të zgjidhet, kanë gati planin “B” për një tjetër aplikon, por edhe një plan “C”. Në këtë dalje për mediat, kreu i KQZ-së, tha se ka pasur raste sporadike të pezullimit të përkohshëm të votimit, ndërsa shtoi se 144 qendra votimi po vijojnë identifikimin në mënyrë manuale.

"Në lidhje me % e pjesëmarrjes duke të sqaroj dy komente, e para është informacion; Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha. Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuar, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë. Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C. Në këtë aplikacionin, është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron çdo orë, por e bën edhe çdo anëtar i QV-së dhe automatikisht kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit. Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar. Alternativa tjetër është përmes një aplikacioni tjetër” - tha Celibashi.

Të fundit