Flash News

E-TJERA

‘Oligarkët’ e medias, Yzeiri në Politiko: Sot jemi në gjendje shthurjeje, ndërtuam shoqëri klienteliste

‘Oligarkët’ e medias, Yzeiri në Politiko: Sot jemi në

Analisti Ilir Yzeiri e cilëson aktualisht median shqiptare në gjendje shthurjeje.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Yzeiri thotë se kriza nisi me modelin që zgjodhëm kur ra komunizmi.

“Ai ishte modeli i plaçkitjes, njerëzve u injektua se demokraci do të thotë pasuri.

Kjo arriti kulmin në 97. M ë pas shqiptarët treguan vitalitet. Sëmundja për tu pasuruar me kusht ka dëmtuar shoqërinë.

Ne nuk ndërtuam shoqërinë që të mbështet te kapitalizmi prodhues, por klientelist. U privatizuan ndërmarrjet shtetërore derisa erdhëm këtu ku jemi sot. Media kanë qenë pjesa më e virtytshme e vendit, nuk ka ngjarje të pa raportuar nga gazetarët.

Sot jemi në gjendje shthurje, vjen më shumë media shtetërore që duhet të na kthejë taksën që paguajmë. Ajo private është e lirë të bëjë biznes për sa kohë paguan taksat.  Tv private janë tregtare dhe kanë dalë në treg për të fituar”, thotë Yzeiri.

Të fundit