Flash News

POLITIKOFF

Olta Gixhari e revoltuar me Erion Veliajn: Më jepni një zgjidhje sepse s’mund ta kaloj jetën time kështu

Olta Gixhari e revoltuar me Erion Veliajn: Më jepni një zgjidhje sepse

Aktorja Olta Gixhari i është drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj e revoltuar duke i kërkuar një zgjidhje pasi është gjobitur, duke qenë se e ka parkuar makinën poshtë shtëpisë së saj.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se nuk mund të paguajë çdo orë për gjobën e makinës teksa shton se nuk ka vend tjetër ku të parkojë makinën.

 “Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo.

Të fundit