Flash News

E-TJERA

Omicron në Shqipëri, Tomini: Sinjalet e dyshuara janë marrë që në 5 dhjetor

Omicron në Shqipëri, Tomini: Sinjalet e dyshuara janë marrë

Sot u zyrtarizua prania e variantit të ri Omicron edhe në Shqipëri. Dy raste të reja u konfirmuan pas marrjes së përgjigjes nga laboratorët në Gjermani.

DFrejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, në njjë intrvistë për ABC Neës, tha se sinjalet për praninë e variantit janë evidentuar që në 5 dhjetor. Tomini sqaroi se bëhej fjalë për persona që kishin pasur kontakte me kontaktin primar që kishte virusin.

“Të gjitha mostrat e dyshuara janë dërguar përkatësisht gjatë kësaj periudhe. Që nga data 5 dhjetor është marrë sinjal mbi disa raste të dyshuara që kanë qenë kontakte të rastit primar të identifikuar në Kroaci.  Është kryer njëherë hetimi epidemiologjik nga specialistët e terrenit me informacionet që u konfirmuan për rastin kontakt. Raste kanë qenë 4 të vaksinuar me dy dozat, një i shëruar dhe një rast vetëm me një dozë. Pas hetimi u evidentua edhe një rast tjetër që ishte po pjesë e takimit. Rasti ishte i izoluar. Kishte pasur shenja të mëhershme. Nuk janë raste të hospitalizuar. Kontaktet e ngushta rezultuan Omicron”, tha Tomini.

Ndër të tjera, drejtoresha e ISHP-së theksoi se kontaktet fillestaret dyshohet të kenë qenë në javën e fundit të nëntorit.

“Prezenca e dy rasteve të para nga ana shkencore ka vlera sinjifikative. Por kjo nuk do të thotë se prezenca e tyre është përgjithësuese edhe për situatën aktuale. Do të kishim reflektim të pozitivitetit. Parashikohet që kontaktet fillestare të kenë qenë në javën e fundit të nëntorit”, u shpreh Tomini.

Të fundit