Flash News

E-TJERA

Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata jep vendimin për të

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurisë "arrest me burg" për 16 personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar “First Day”, ndërsa 7 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

Për 4 të arrestuarit e mbetur, gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje”.

Operacioni i zhvilluar nga Policia u përqendrua në goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas.

Gjatë aksionit janë sekuestruar sasi kokainë dhe kanabisi, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, municion luftarak, si dhe pajisje elektronike si laptopë, tabletë, DVR, targa automjetesh shqiptare e belge, shuma të konsiderueshme parash në euro, dollarë, paund, franga zvicerane, si edhe 24 celularë.

Të fundit