Flash News

E-TJERA

Operacioni ndërkombëtar i drogës, u gjetën 28 kg kokainë, trafikantët i vunë flakën velierës

Operacioni ndërkombëtar i drogës, u gjetën 28 kg

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në bashkëpunim me Guardia Di Finanza dhe DEA-n amerikane.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 6 persona, mes tyre dy shtetas nga Ukraina. Mes të arrestuarve është edhe një ish-zyrtar i policisë shqiptare.

Sipas Bizhgës, janë sekuestruar armë, para cash: 45 mijë euro, 2.5 mln lekë, paund, franga zvicerane e lira turke, si edhe u gjetën 28 kilogramë kanabis e gjetur në afërsi të vendit ku trafikantët i vunë flakën velierës.

Policia njoftoi se grupi shqiptar do ta shkëmbente drogën me tjetër. Po ashtu, gjatë operacionit u bllokuan edhe 4 gomone.

Veliera ishte me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna e Patokut.

Të fundit