Flash News

E-TJERA

Operacioni në Elbasan, shtyhet seanca për 30 të arrestuarit

Operacioni në Elbasan, shtyhet seanca për 30 të arrestuarit

Është shtyrë seanca e masave të sigurisë për 30 të arrestuarit gjatë operacionit “First Day” në Elbasan. Shkak është bërë kërkesa e avokatëve për tu njohur me aktet e hetimit në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen për mbajtjen e qëndrimit të tyre.

Seanca  e ardhshme u caktua nesër më datë 11.09.2025 ora 09:30.

Megaoperacioni në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit u zhvillua dy ditë më parë nga forcat RENEA, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas. Në pranga kanë rënë persona me banim në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cerrik.

Të fundit