Flash News

E-TJERA

Operacioni “Ura”, kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare shumë e madhe

Operacioni “Ura”, kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare

Operacioni “Ura” i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe SPAK, me ndihmën e Interpolit, Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës, lëshoi 52 urdhër arreste për trafik ndëkrombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Në një konferencë të përbashkët me Altin Dumanin, kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, vuri në dukje dominimin e mafies shqiptare në rrafsh ndërkombëtar. Rossi deklaroi se mafia shqiptare është shumë e fortë, por se drejtësia do të jetë në gjendje ta luftojë.

“Po vijojmë punën për arritjen e rezultate të përbashkëta dhe për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritete e hetimit në Shqipëri dhe veçanërisht SPAK janë shumë të afta për të kapjen e vepra bashkë me ne.

Mafia shqiptare për fat të keq është forcë ndërkombëtare shumë e madhe por jemi të sigurt se populli shqiptar me anë të autoriteteve të drejtësisë do të jetë në gjendje ta luftojë këtë kancer.

Përmes bashkëpunimit që është perfekt, jemi të sinkronizuar për të arritur këtë objektiv”, deklaroi Rossi.

 

Të fundit