Flash News

E-TJERA

Gjobitet me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm, kandidati i pavarur: Nuk më frikësojnë, partitë janë bashkë ndaj PD nuk gjobitet

Gjobitet me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm,
Elton Debreshi

Kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi është gjobitur me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm. Lajmin e bëri me dije vet Debreshi, ndërsa thotë se kjo gjobë do të hyjë në historinë e turpit të kësaj qeverie.

Ai është ndëshkuar, pasi ka zhvilluar një takim në Bulqizë në datën 26 mars, që sipas tij, ishte i ligjshëm.

Duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, Debreshi thotë se partitë kanë frikë nga mbështetja që ai po siguron. Gjithashtu shton se partitë janë bashkë, duke sjellë si shembull mosndëshkimin e PD-së për takimet që po zhvillon.

"Mua nuk më frikëson një gjobë", përmbyll reagimin minatori i Bulqziës, që në zgjedhjet e 25 prillit do të garojë si kandidat i pavarur në Dibër.

Gjobitet me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm,

Të fundit