Flash News

E-TJERA

Organizuan incidentin me gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç? Reagon Vetëvendosje

Organizuan incidentin me gaz lotsjellës në koncertin e

Vjen reagimi i lëvizjes Vetëvendosje dega Tiranë pas incidentit të ndodhur natën e mbrëmshme në Festën e Birrës në Korçë.

VV sqaron publikun se gazi lotsjellës i hedhur në koncertin e këngëtarit Bregoviç nuk është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Marrë parasysh "lajmet" që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”, sqaron VV në rrjetet sociale.

 

Të fundit