Flash News

E-TJERA

Pa ushqim dhe ujë të bllokuar në shpellë, shpëtohen 2 turistë francezë

Pa ushqim dhe ujë të bllokuar në shpellë, shpëtohen 2

Policia ka shpëtuar 2 turistë francezë, pasditen e djeshme pasi ishin bllokuar në vendin e quajtur “Gryka e Skoranës”, afër shpellës së Pëllumbasit në Tiranë.

Pas disa orësh kërkime, para mesnatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 turistët francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqim.

Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për të nxjerrë turistët nga vendi ku ishin bllokuar.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe shërbime të Repartit Special RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e turistëve nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar.

Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit