Flash News

E-TJERA

Pacienti ndërroi jetë, nis hetimi për mjekun në Librazhd

Pacienti ndërroi jetë, nis hetimi për mjekun në Librazhd

Policia ka nisur hetimet për një një mjek të spitalit rajonal të Librazhdit  i dyshuar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Bëhet me dije se procedimi ka nisur ndaj shtetasit A. I., 69 vjeç, pas një kallëzimi të bërë nga një 42-vjeçare, e cila pretendon se mjeku ka neglizhuar trajtimin e dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç.

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më datë 27 gusht 2025, ndërsa 52-vjeçari ka ndërruar jetë në spital më 31 gusht 2025.

Policia bën me dije se hetimet po zhvillohen nga Prokuroria, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë nëse ka pasur mangësi profesionale që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientit.

Të fundit