Flash News

E-TJERA

Pacientja ndërroi jetë pas aksidentit, arrestohet drejtuesi i ambulancës dhe i kamionit

Pacientja ndërroi jetë pas aksidentit, arrestohet drejtuesi i

Policia ka arrestuar drejtuesin e ambulancë dhe të kamionit që u përfshinë dje në aksident në autostradën Lushnje-Fier. Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë pacientja e cila po transportohej me ambulancë drejt Tiranës.

Në pranga janë vënë, L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.

"Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me autoambulancë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan 2 drejtuesit e automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit