Flash News

E-TJERA

Padia e Trump ndaj Soros, Matt Palumbo: Hetimet mund të shtrihen edhe në vende të tjera

Padia e Trump ndaj Soros, Matt Palumbo: Hetimet mund të shtrihen edhe

Gazetari dhe studiuesi amerikan, Matt Palumbo foli mbi padinë e presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj familjen Soros me ligjin special RICO.

Duke folur për Syri tv, Palumbo tha se Trump ka pasur parasysh se si Xhorxh Soros ka infiltruar në sistemin e drejtësisë penale së SHBA. 

"Tani, çfarë ka pasur parasysh presidenti Trump kur bëri këtë kërcënim? Ka pasur parasysh se si Xhorxh Soros ka infiltruar në sistemin e drejtësisë penale së SHBA. Ne kemi atë që quhet prokurori i distriktit apo qarkut dhe të gjitha vendimet që lidhen me drejtësinë dhe ligjin kalojnë përmes këtij prokurori. Tani, këta zgjidhen me anë të votës. Në mënyrë që të zgjidhesh prokuror i qarkut mund të ndodhë që vetëm 10 përqind e votuesve të qarkut të votojnë.

Soros e kuptoi këtë gjë dhe filloi të financojë më tepër se 100 prokurorë që ndanin vizionin e tij për sa i përket ligjit dhe rendit. Kur këta prokurorë të vijnë në detyrë mund të shkaktohet një kaos i vërtetë. Ata ndaluan ndëshkimet kundër krimeve dhe kundravajtjeve. Kur bëhet për krime të nivelit të ulët, ky kriminalitet u rrit kaq shumë, sa statistikat arritën majat. Ndërkohë në qytetet kryesore amerikane u dyfishua norma e vrasjeve,” tha Palumbo.

Sipas tij, Trump do godasë Sorosin për shkak se ai kapi drejtësinë penale në SHBA.

Arsyeja pse Donald Trump kërkon që prokurorët të ndjekin George Sorosin është se ai ka financuar plot organizata kriminale në mbarë Amerikën që po mbeten pa ndëshkuar. Termi që njerëzit kanë përdorur është një tirani e brendshme, që do të thotë se kriminelët nuk po ndëshkohen, por amerikanët që po mbrohen kundër këtyre kriminelëve do të ndëshkohen. Pra është e kundërta e formës se si duhet të funksionojë drejtësia. Dhe Donald Trump këtë gjë po bën përmes ligjit antimafia RICO,” tha ai.

“Unë kam hetuar shumë për aspektet financiare të Sorosit dhe në librin e ri që do të dalë në tetor unë përqendrohem tek rrjeti që ai financon. Autoritetet hetimore si IRS do të gjejnë shumë raste të parimit të parave. Sorosi u jep miliona, deri në dhjetëra miliona grupeve që nuk kanë asnjë seli qendrore. Pra Soros duhet të ndiqet përmes ligjit RICO, por duhet të ndiqet edhe nga organet tatimore për pastrim parash,” shtoi gazetari i njohur.

I pyetur nëse është e mundur që hetimet e RICO të shtrihen edhe në vende të tjera, Palumbo tha: “Po. Duhet të gjenden prova fillimisht në SHBA. Unë nuk besoj se ne mund ta përdorim ligjin antimafia për të ndërmarrë veprime në vende të tjera, sepse ka për detyrë ai shtet të ndjekë penalisht ata që duhet. Por ne mund të bëjmë hetime dhe t’ua referojmë çështjen tek vendet përkatëse. Megjithatë nëse gjenden prova se ka aktivitet kriminal në Amerikë dhe ka një lidhje midis këtij aktiviteti dhe aktiviteteve në vende të tjera, dhe unë jam i sigurt që mund të gjenden këto lidhje sepse rrjeti i Sorosit është global, është i ndërlidhur dhe në këtë drejtim, përgjigjja ime është po”.

Të fundit